Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritAndris Lleskai-Shërbyes të zbythë

Andris Lleskai-Shërbyes të zbythë

Infermieret dhunojnë azilanten,
Nënën e Dëshmorit të Atdheut,

drejtoresha rreh 2 vajza lakuriq
në jetimoren e minorenëve nën 15-vjeçarë,
dhunojnë aty dhe uniformat blu
me stemën e Skënderbeut,

edukatores iu gjet në kopësht
një fëmijë 3 vjeç me trup të vdekurt,

dhe kjo është vetëm maja e ajzbergut!…

Unë e di,
bota mbase s’ndreqet nga një poezi,
mbase dikush edhe do ma shajë rimën,
por reago si NJERI, unë e bëj timen!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT