NATYRALE…
Në largësi çdo gjë duket nënujore,
Ashtu si perlat gjenden thellësive
Dhe dashuria, si perlë e rrallë njerëzore,
E imagjinon përmes fantazisë,
Por s’e prek e s’i gëzon dot,
Çastet e ëmbla dashurore…
Unë jam poete,
Kam imagjinatë të çmendur;
Malet i rrafshoj…
I shndërroj toka pjellore,
Lumenjtë zgjerojnë shtratim,
Bëhen dete të lundrueshëm…
Me imagjinatë ngre kështjella dashurore,
Ku bëj dashuri me hyjtë,
Si të isha Perëndi!
Kështu kam bërë gjithmonë,
Kur dashuria reale ish’ mbyllur në qeli,
Nga një dorë mizore,
Antinjeri!
Ndaj të jam lutur,
“Eja të rrim pranë e pranë,
Çastet tona të marrin portrete reale,
Portrete që janw krejt të thjeshta…
Natyrale”!
Për këto kam nevojë si për ajrin,
Të jetoj në jetën tokësore,
Boll kam jetuar në botën imagjinare,
Se dhe më e bukura fantazi,
Kur bëhet monotone,
Është shumë herë më e shëmtuar,
Se çdo shëmti!
