Wednesday, March 4, 2026
BallinaVitrina e libritPrena Prendi-Unë dhe ti…

Prena Prendi-Unë dhe ti…

Unë dhe ti…

Shkëmbyem shikimin ashtu,pa kuptue
Në trenin pa xhama,të dy
Mendoja për ty,mendoje për mua
Shkëlqimi na dukej ,qartë në sy.


Vështrime shkëmbenim ,së bashku fshehtë
Druheshim,se të panjohur ishim
Në trenin e ftohtë,ndjerë ngrohtë e qetë
Harruam stacionin,ku dhe do zbrisnim.


E donim rrugën ,të mos mbarojë
Le të frynte erë e kishte stuhi
Ç’ka kishim në zemër,të triumfojë
Asgjë nuk folëm as unë e as ti.


Fërshëllimat na zgjuan,nga çastet e bukura
Vallëzonim së bashku,ashtu në mendime
Në trenin e shkatërruar,momente të lumtura
Mbetën mes nesh ,vetëm kujtime.


Trena modernë,këmbejmë tani
Të ftohtë ,akull,kur s’gjendesh ti
Stacionet s’kanë fillim dhe as fund
E ç’orientuar udhëtoj,në ëndrra përkund.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT