Jetë moj, që ashtu,
Siç erdhe, të kam pranuar,
Je një ëndërr e pakuptuar,
Jetë, që ashtu të pranova,
Asgjë nga ty nuk mora.
Jetë moj, çfarë të të kujtoj,
Që më vrave kaq shpejt?
Jetë moj, ty t’u kushtova,
Asgjë si shkëmbim nuk mora.
Jetë kalimtare, jetë gënjeshtare,
Në këtë botë me kaq shumë halle,
Jetë moj, që më sprovon,
Çdo gjë të hidhur më shkakton.
Jetë moj, ëndërr moj,
Të mbaj fort dhe s’të lëshoj,
Por ti gjithnjë më largon.
Jetë moj, duhet jetuar,
Ashtu siç Zoti e ka shkruar…
