Sonte do të vij qetë-qetë të trokas
në portën e zemrës sate të djegur
do ecë ngadalë e qetë,s’do bërtas
s’di a do jesh zgjuar apo ke fjetur!?
Do nisem me agun e mëngjesit
atëhere kur ti… do të jesh zgjuar
do jem herë, aty kur rrezet e diellit
mbi dritarën tënde do jen lëshuar.
Rrugës drejt teje do tê hapëroj
me një tufë lulesh si trëndafile
sa shumë dua në dorë t’i dhuroj
dhe nëse do jet çast lamtumire!
Edhe tash nga larg do trokitë
në atë zemrën tënde të artë…
kujto ditët,kur unë të kam pritë
koha errët i preu si me shpatë!
