Wednesday, March 4, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-" Nje letër, një histori e pashkruar, një dashuri e...

Pirro Minella Millona-” Nje letër, një histori e pashkruar, një dashuri e pa plotësuar…!

….E mban mënd si shikimet tona kryqëzoheshin në çdo pikë takimi që kishim.

Në lagje, në rrugicat e ngushta, në korridoret e shkollës, kudo dhe sot në korridoret e Jetës.

Edhe Unë një mbrëmje të freskët maji, u ula në ballkon, aty në kundërmimin e luleve shumëngjyrëshe, të aromave dehëse të tyre dhe në një letër fletore me katrore, fillova i emocionuar të shkruaja letrën time të parë…

Shumë shkruajta, shumë shpreha, shumë ndjenjë e pasion…

Por një “ngërç”, më mbante dhe ashtu ajo letër nuk ta nisa asnjëherë, por mbeti në sirtaret e komodinës time, palosur diku në një faqe libri.

Mbeti përgjithmonë në sirtaret e kujtesës tonë, mbeti në udhëkryqin e Jetës së pashijuar.

Kjo letër, që mendova ta nisja në një mëngjes pranvere ashtu si dallëndyshja e ardhur në ballkonin tim, për të filluar të ndërtojë folenë e saj.

Mbeti ashtu e tendosur në cepin e kraharorit tim, nuk arrita ta kuptoj, se kush më pengoi ta nisja në destinacionin e saj.

U vonua shumë, aq shumë dërgimi i letrës për tek Ty, ditët rrokulliseshin shpejt si lumi i turbulluar, qindra metra më poshtë, në ditët me furtunë dhe me erë, të fryhet dhe të ulërijë.

Dhe ja sot, që e hapa librin, letra ishte aty “flinte” në gjumin e rëndë të viteve.

Ajo letër e shkruar me gërmat e shpirtit të trazuar, të ndezur zjarr nga hovi rinor i moshës.

Me ngadalë e shpalosa nga harresa e vitevem, më zuri trishtimi nuk mund ta lexoj, as dy rrjeshtat e parë.

Është akoma plagë e pashëruar, plagë që dhëmb deri në eshtër.

E pashë, e palosa përsëri me kujdes dhe përsëri e vura në sirtaret e kujtesës të historisë të Jetës time rinore.

…..Kjo letër përsëri më thërret, përsëri më nxjerr në “shtegun” njëkalimshëm të dashurisë…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT