Ka kohë s’të shoh ma, si lot prej synit
m’ke dalë,
Vec hijen ke lanë mbrapa, zvarrë
N’cdo gem lisi e kang bylbyli
kam varë fjalt e thana,
Diten i baj vargje e thur poezi
E naten nota muzike ,
m’hyjn dhonës harbuem si magji !
Mandej, si zog krahkputun endem ,
pemes ngjitem , njaty ku rrezon hana ,
Krahnorit paprit m’vizatohet imazhi yt
A thue mos valle ti vjen mbramjes ,
kur mbyll sytë?!
Nuk m’len vetem, trishtimit me u mbyt !
E kur nata fillon me u ftoh
Strukem tue tkurr trupin, ngroht me t’mbajt
Oh ëngjëll, vajit m’i baj pritë, mos bzaj
Nëse don me folë,prekem butë
buzëve t’mija ,
Rrëshqit kadalë gushës e kryet
mbshtet n’mue,
N’rahje zemre kam me t’ndie
krejt kam me kuptue!
E nëse etje shpirtit kie me ndi
Shtrydh lotin e dhimbjes qerpikve t’zi,
Njaty ku malli dehet pritjesh,
ngrinë e bahet gurë,
Muros puthjet mes buzëve
për t’mos i harrue ma kurrè!
