NUK E DI
Në porta të diellta
nuk e di
a do të jem duke të pritur
Të ti hap
me rreze dashnie
Lodhjes së zhuritur
malli u tret
Se të thirra
s’di sa e sa herë
Mjegullës së ftohtë
i’u fshehe frikës
së lagësht të brengës
Ti
prej vetes u frigove
Shiu i lotëve të saj
të ndali
ti përqafoje
adhurimet e mia të diellta
Nga frika mos të djegin?
Qaje mallin tënd
prej uji
Se dashnia ime
prej flake
s’mundi ta terë
rrjedhën tënde
Mos më thuaj
që s’të thirra
Se
kur edhe me sy
therja me diej
po të lusja ku je
DASHNI
