GURI
Edhe një gur mund të ketë diçka për të thënë;
për myshqet që i gjallojnë në trup,
zërat që e prekën feksjeve të dritës,
parfumin e natyrës,
vragat që era i ka bërë
madje,
edhe për thembrat që e shkelën agjeve,
nëse të ndjeshëm
janë sytë që e vështrojnë…