Jam malësor nga Kelmendi
Lum ai djep që e përkundi
Trim mbi trima atë Uc Turku!
Asnjë krajl jo nuk e mundi
Në Kelmend vello baruti!
Shtatin rriti ndër beteja
Pa u ndalur dhëmbë për dhëmbë,
Mbi armikun si rrufeja
Mori plagë të re në këmbë.
Që nga bjeshka gjer në Shkodër
Është e jona e s’tjetërsohet,
Shteg më shteg, kodër më kodër,
E me këto male të çmallohet.
Gjallë pa vdekë s’e lë Kelmendin
Këtu jemi sa është jeta,
Shqip këndojnë e duan vendin
Nuk i tremb në vite vdekja!
Medi Frashni i ka lajmëruar
Që nga Roma ka ardhur lajmi,
Trimi Ucë në këmbë është çuar
E në krah paska Prek Calin.
Nëpër salla mes Parisit
Vihen firmat nëpër fletë,
Po na ndajnë burrat e fisit
Nëpër kullë në Kelmend.
Pa dëgjo Evropë e lashtë:
Lexo shpirtin e lirisë!
Jo nuk na shkel shkjau në prag,
Nuk humbet besë e lirisë!
Me vrap shkjau paska shkuar
Trojet tona me i marrë,
Trimërinë s’e kanë besuar
Në këtë truall kaq të lashtë.
Ky Ucë Turku derë bajraku
Mbrojnë Malësinë nga barbarë,
Përmbi vetull ta merr gjakun
Ngrijnë flamurin në çdo prag.
Ky Ucë Turku bir i Shabit
Ballë burrash si kreshnik,
Ish i fortë si maja e malit
I pathyer nga çdo armik!
Ded Gjon Luli e Prek Cali
Bashkë me Ucën bëjnë histori,
Të gëzojmë djalë pas djali
Në Kelmend me bukuri!
Sa të jetë në tokë Malësia
Emri Ucë s’ka me u harruar,
Ngrenë flamurin shqiptaria
Nëpër këngë ka me u kënduar!
Shkojnë stinët, rrjedhin vite,
Ahe, lisat prapë gjethojnë,
Dallgë të larta krenarie,
Asnjëherë nuk mbarojnë!
