Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-NËNTORI I ËNDËRRAVE

Petro L. Sota-NËNTORI I ËNDËRRAVE

NËNTORI I ËNDËRRAVE

Po largohet nëntori, si një mërgimtar,
Dhe mbi supe, dëshpërimin ka vënë,
S’po kujtohen më, ata qindra të vrarë
Si mjergull mbi ata, harresa ka rënë.


Kjo erë e nëntorit, mbrëmjeve fshinë,
Gjethet që vjeshta, ka lënë në trotuar,
Edhe durët të zhveshur, janë në trishtim,
Ndërsa Tirana, ngjyrë festive ka marrë,


Dhe zgjohet Tirana, me ëndërrën e lirisë,
E përgjumur, si kujtohet, se kush ja pruri,
Ngatërrohen datat, me ditën e pavarsisë,
Dhe ankohet nëntori, siç ankohet i sëmuri,


Se duan ta krasitin, si një rrënjë hardhije,
Pa sytha të rinjë, të mos çeli në pranverë,
Diku i harruar, në ndonjë sirtar historije,
Që pluhuri i harresës, ndër vite t’i bjerë.


Prandaj ditët ankohen, për të gjatat netë,
Ndërsa nëntori hesht, i zhgënjyer përsëri,
Nëna Shqipëri, mendon e gjithashtu pret,
Bashkimin kombëtar, në flamurin Kuq e zi.


E bëri Skënderbeu, qindra vite më parë
Kur osmanët nga Kruja me shpat i përzuri,
Dhe i bashkoi, të gjithë princat shqiptarë
Nëpër luftra dhe beteja, u printe flamuri.


Mbi njëzetë e pesë vjet, flamurin në ball,
Shqiptarët të bashkuar, shkruan historinë,
Ndërsa Gjergj Kastrioti si një trim i rrallë,
U bë një legjendë, duke mundur Turqinë.


E gjithë Europa me shpresë po shikonte
Tek fitoret, që po korrte ky trim legjendar,
Dhe kur gjysmëhëna qiellin po mbulonte
Europa tinzare e harroj kombin shqiptar.


Një natë e zezë, ra mbi truallin arbëror
Pesqindë vjet, gjysmëhëna qiellin nxinte
Patriotët shqiptarë thirrën një tjetër nëntor,
Nëntori i pavarsisë, flamurin do ta ngrinte.


Po atë flamur, që Skënderbeu e mbante,
Atë dhe Ismail Qemali e ngriti në Vlorë,
Gjithë Shqipëria nga gëzimi do të qante
Atë flamur, që Marigoja qëndisi me dorë

.
E ngritën flamurin me luftë dhe me gjak,
Por gjysma e kombit, jashtë truallit mbeti,
Kosova dhe Çamëria, digjeshin në flakë,
Por Europa me fqinjët, një gjuhë e gjeti.


Masakër të tillë, s’ishte parë ndonjëherë,
Nga bandat greke, krahinës së Çamërisë
Shpërngulej me terror popullsia e mjerë
Po vritej nëna dhe fëmija duke pirë sisë.


Tymi e flaka, si re të zeza qiellin mbuloi
E nëna Shqipëri, rënkonte për bijët e saj,
Çamërinë e Kosovën përherë do i kërkoj
Se janë pjesë e trupit dhe s’mund t’i ndaj.


Ndërsa historia, pa mëshirë po tregohet
Me një popull trim, të lashtë dhe paqësor,
Në luftën e madhe, kualicionit i bashkohet
E flamuri Kuq e zi, ngrihet prapë në nëntor.


Por nëntorët, po e prisnin vetë Shqipërinë,
Nëpër rrugët e saja, të skuqura me gjak,
Me grykën e pushkës, ja sollën ata lirinë,
Se s’mund të vinte kurrë, me lule zambak

.
Prandaj nëntorët, s’do t’i harrojmë kurrë,
Dhe të gjithë ata, që jetën e tyre e dhanë,
Se ata ishin betuar, për atdhe dhe flamur,
Me ëndërra të bukura, për lirinë u vranë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT