Cristiano Ronaldo duket se e ka pranuar ofertën e ekipit nga Arabia Saudite, Al Nassr.
Kështu raportojnë mediat në Britaninë e Madhe.
Thuhet se portugezi e ka pranuar marrëveshjen dhe se së shpejti do të bëhet publike.
Sipas tyre, marrëveshja do të jetë për dy vjet e gjysmë dhe do të jetë me shifra astronomike.
Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë” do të marrë 206 milionë euro në vit.
Ai ka pasur oferta edhe nga ekipet e tjera anëkënd botës.
Cristiano do të kalojë si lojtarë i lirë pasi që e ka shkëputur kontratën me Manchester Unitedin, përcjell Klankosova.tv