Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritShefik Arifi-DASHURI KUSH S'JU DHA

Shefik Arifi-DASHURI KUSH S’JU DHA

DASHURI KUSH S’JU DHA

S’do ta nis me romët poezinë,
jo se kam shkruar tepër për ta.
Për një zog, për një zog në Ukrainë,
që dashuri kush s’i dha.


Një zog për tek unë u nis, zog i mirë,
dhe një turmë zogjsh e morën pas.
Por i zuri rrugën një njeri i ndyrë,
një njeri i mbrapsht.


Sot s’do shkruaj për romet unë,
as për borën që prilli na ftohu gjer në dej.
As për vajzën që e desha aq shumë,
Vetëm për zogun dhe më s’e kthej.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT