Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritDava Gjoka-BUKURI E THJESHTËSI

Dava Gjoka-BUKURI E THJESHTËSI

BUKURI E THJESHTËSI

Bukuri siç t’krijoi zoti
Pa botoks e silikon
Krejt e pastër si pikë loti
Syri ,më , s’po të shikon


Ku m’u zhduke bukuri ?!
Veç një herë të t’kisha parë
Bukuri e thjeshtësi
Sa shumë ,malli , më ka marrë


Para syve m’del fytyra
Sikur zoti të ka krijuar
Buzë e gjoks s’i kishe t’fryra
Ah ,sa kohë kam pa t’shikuar


Bukuri origjinale
Pa botoks e silikon
Pa më thuaj ku u ndale ?!
E k’saj rruge më s’kalon

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT