Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritLumni Nimani-Thesar i shqipes

Lumni Nimani-Thesar i shqipes

Thesar i shqipes

Sa e amël fjalë e shqipes,
n’atë të folmen e Gegnisë.
Kjoftë për ndjenja t’bukura zemre;
kjoftë për kangët e trimnisë.


Oh sa e bukur fjalë e saj!
Sikur mjalti kur pikon.
Bash si kanga e bylbylit.
Amël shpirtit i tingëllon

.
E kthjelltë si vala e Valbonës;
e bardhë si vala e Drinit të Zi;
e qetë si Llapi im i Kosovës.
Me shkrimet e para je histori.


E folme e moçme sa vet deti,
qysh prej Lekës zulmëmadh.
E Kostantinit dhe Mbretit Pirro,
dhe e Perandorit Justinian

.
E mprehtë si shpata e Kastriotit,
kur dëgjohet në kangë t’lirisë;
e kandshme si mjalti n’hoje,
kur i këndohet me shpirt dashnisë.


E fuqishme si pushka e Ademit,
në ballë anmikun kur e godet.
E saktë si dora e Zahir trimit,
për Atdhe kur hasmin vret.


Si dy krena që i ka shqiponja,
me një trup, e me një zemër.
Dy dialekte ka gjuhë e jona,
na jep nder dhe na jep emën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT