USTALLARËT
Si shtëpi e vjetër që dergjet nën shi,
tjegulla të thyera me myshk veshur,
pikat e shiut trarët kalbin çdo ditë,
është atdheu ynë në të 21-tin shekull.
Nuk mungojnë tjegulla të reja per çatinë,
t’ndalin pikat e shiut mos t’kalben trarët,
që të ndërtojmë nga themelet shtëpinë,
duhet të zgjedhim me kujdes ustallarët!!
