Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritJan A Kosova-Ëndrra dashurie

Jan A Kosova-Ëndrra dashurie

Ëndrra dashurie

Unë nuk di sa ëndrra mund të ketë në këtë botë
E duhet të ketë më shumë ëndrra se sa mjerim
Se mjerimin për një çast e tres edhe në një gotë
Por ëndrrat e shpirtit askund nuk kanë mbarim


Nuk e di nëse ka më shumë ëndrra se sa pasuri
Se ka ëndrrimtarë që pasuri pa fund ëndërrojnë
Por sa do që të jenë të pasur njerëzit pa dashuri
Prap janë shumë më të pasur ata që dashurojnë


Në thellësinë e shpirtit tim kam ëndrra pa fund
Ëndrra shumë të bukura, ashtu si bukuria jote
Edhe ëndrra më e bukur që nuk përfundon askund
Do të më kthente prap te ti nga skaji i kësaj bote

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT