Udhëtimet e mendjes dhe shpirtit !
Në majat e qiellit
dëshiroj te takohemi sonte
Në tapetin e argjendtë të dashurisë,
shtruar për ne, nga kjo hënë dimri.
Nata,
flet një gjuhë memecesh
dhe në akordin e heshtjes,
shoh yje të dehur kercimtarë.
Guxoj të them,
se ti je një gjysmë hënë
që plotëson gjysmën time.
Të bëhemi një të paktën sonte
që të shkoj e lumtur para agimit.
Eklips dhe hënë dimri do ketë përherë
prandaj shpirti im i ngjan amuletës !
