BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Letra e nje djali!

Anita Hoxha-Letra e nje djali!

I dashur baba, sot mbeta i pa punë
I ftohti dimër e bora ketej ka filluar,
Mbetur vetëm në këtë dhomë unë, nisur mallit, s’munda pa të shkruar !

Sot me nënën, në telefon, fola gjatë
E mërzitur dukej, fliste shumë rrallë…
N’moment shpirti s’më rri rehat,
Vuan nga ti, apo nga i imi mall ?!

Miqtë thonë, ti ke filluar të pish
Klubeve të lagjës, i pirë çdo natë…
Nuk do më vie mirë aspak, ta dish
Nëse thonë, është pijanec, yt at !

Makinën që të solla, e ke shitur
Kazinove, më thanë, të kanë parë…
Kur kjo letër atje të ketë mbërritur,
Mbas çdo fjale, si fëmijë kam qarë !

I vështirë kurbeti baba, besom
Natën nga puna vij, i rraskapitur…
Këpucë veshur, dremis në sallon
Por jam punëtorë si ti, më ke rritur.

Ç’ndodhi me ty baba, më thuaj
Asnjë thirrje nuk vjen nga ti
Fjalët tuaja, në shpirt i ruaj…
Pse kaq të largët, më thuaj ta di !?

Dorë nënës i ke vënë, ndihem shumë keq !
Doja avionin ta marrë, sa më parë
Mungesës sime, ajo dhimbje heq
S’duroj dot më, ta shoh duke qarë !

Të dua baba, sa jetën time, të dua !
Kthehu një çast dhe kupto ç’ke bërë,
Ke kohë që s’fletë, një fjalë me mua…
Pija, hasëm të bën me botën e tërë !

Kthehu baba, atë kohën e bukur…
Motra dhe unë, ishim të vegjēll fare
Ti, aq i dashur, na bëje të lumtur
Zogjtë shihnin sa bukur, në dritare !

Kjo letër, do lëndoj o im at,
Në kurbet, jeta është e vështirë
Sytë drejt qiellit, Zotit i lutem lart:
– Të dua me shpirt, uroj të të gjej mirë !

Më pritë në ballkon, si atëherë fëmijë
Kur ktheheshim nga shkolla vonë
Ah, baba je plagë që dhembë gjithënjë…
Për ty mall kam, sa shumē mē mungom!
sa shumë më mungon !

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT