Nuk e di ku humbi dielli.
Mos u fsheh pas ndonjë reje?
Si u shfaq një labirint,
befasisht krejt para meje?
Më thotë zemra të hyj brenda,
por një zë m’i mban këmbët,
në gjysmëhijen e zbrazëtirës,
e pavendosur shtrëngoj dhëmbët.
Bëj të hyj, se më tërheq,
një dëshirë që e ndiej rrallë,
të jetoj një marrëzi,
pa menduar si do të dal.
