Një ditë zgjata dorën,
mora pak jetë…
Vjeshta mbështolli ngjyrat,
natyra mbeti lakuriq!
Një ditë,
jeta mori vdekjen,
një grusht dhe u hodh mbi të,
shpirti më s’u duk…
Një ditë,
shpresa i dha shpresë jetës,
mbështjellë në rrënjët e zemrës,
prapë mbeti në errësirë.
Një ditë zgjata dorën…
Por jeta më s’ishte!
