Thursday, February 5, 2026
BallinaSportBarcelona mposht Betisin dhe i bashkohet Real Madridit në finale

Barcelona mposht Betisin dhe i bashkohet Real Madridit në finale

Barcelona ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës. Kjo pas fitores ndaj Real Betisit, në një ndeshje që gjatë kohës së rregullt është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2, por ku pas ekzekutimit të penalltive katalonasit kanë fituar me rezultat 4-2.

Robert Lewandowski në minutën e 40-t të ndeshjes ka kluar në epërsi Barcelonën. Pastaj Nabil Fekir në minutën e 77-të ka barazuar rezultatin.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur ndeshja, duke shkuar në vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta.
Aty janë shënuar edhe dy gola, nga një për skuadër. Me të nisur pjesa e parë shtesë, Ansu Fati ka realizuar duke bërë që katalonasit të jenë në epërsi. Më pas Moron ka barazuar edhe njëherë për Betisin.
Kësisoji ballafaqimi në fushë nuk ka dhënë fitues dhe skuadrat janë drejtuar nga porta për t’i ekzekutuar penalltitë.

Barcelona tashmë i bashkohet Real Madridit në finale, që dje ka fituar nga Valencia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT