Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-KUR SHIKIMET PUTHESHIN NDËR SY

Asja Mulgeci-KUR SHIKIMET PUTHESHIN NDËR SY

KUR SHIKIMET PUTHESHIN NDËR SY

Maje gishtave eci ngadalë
Njasaj korsie, ku bashk shtruem rrugët bojgjak
Avujsh njom buzët ,lkures bulzat t’afshta m”përkdhelin butë, si dashnor i mbrapshtë


Gjurmt nuk due me i fshi, njatyne rrugve
ku ti hapoje si ndër re
Fërkemave t’mij,vije si rrufetë qiellit blu
As njatij gushti përvlak, nuk ndiem zagushi,as etje s’guxuem me ndi


Tek mbushim mushkritë n’ajri detesh,ulun
përkarshi
Kur shikimet putheshin ndër sy
Hapej dhe mbyllej bota syve tanë, sikur edhe dashnia na ndihej borxhli!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT