Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-. "Tek thjeshtësia e saj, gjete perfeksionin që e kërkoje...

Pirro Minella Millona-. “Tek thjeshtësia e saj, gjete perfeksionin që e kërkoje kudo…!!”

.E shikoj çdo ditë në rrugët e qytetit tim duke nxituar për te kapur edhe minutën.

Ishte femër më se e zakonshme jo më seksi e këtij qyteti edhe trupin e kishte në përmasa më se të zakonshme.

Nuk binte në sy për veshjen firmato por thjesht zakonisht me pantallona dhe një bluzë sipas stinës.

Kushdo që e shikon në rrugë pa e njohur ndoshta nuk do ti binte fare në sy, nuk do të terhiqte sado pak vëmëndjen tënde.

Jam i sigurte që as kompliment nuk do ti beje kur të kalojë afer.

Kjo është aparenca e asaj gruaje mëse të zakonshme.

Por po të zbuloje çfarë fshihej në shpirtin e saj.

Ahhh…. arëherë çfarë do të ndjeje në shpirtin tënd!!

Jam i sigurte se nuk do të mbarohen fjalet, komplimenta që askush më parë nuk ua ke bërë çdo femre të bukur.

Në shpirtin e saj brënda thjeshtësisë fshihet një det, një oqean, një uragan!!.

Mjafton prekja e lehte dhe reagimi i saj do të detyronte të kërkoje falje për atë mendim krejt të gabuar që kishe për Të.

“Më fal Zonja Fisnike”

Kaq do të thoje.

Do mendoje nuk e ke vënë re sepse kërkoje perfekten ke qënë i verbuar për ta gjetur.

Por perfektja ishte fshehur brënda asaj thjeshtësie që ke zbuluar.

Puthjet e saj kishin shije dehëse, buzët aq të ngrohta.

Kur preke trupin e saj, zbulove dhe shijove hiret, ndjeve gjakun që u ndez si një vullkan që trupin tënd përshkoi dhe të përvëloi ëmbël.

Ishte thjeshtësia e saj që të dhuroi pasionin që kurrë më parë nuk kishe njohur.

Para thjeshtësisë së saj xhveshe fantazinë lakuriq, flake tej teshat e mendimit, të paragjykimit se ajo ishte e zakonshme, por jo thjeshtësia e saj të bëri ta dashurosh edhe më shumë.

Kështu me njohjen e saj harrove të kërkoje përfekten femër që mund të të joshte me hiret e saj me trup dhe gjoks zbuluar.

…U bëre “rob” i thjeshtësisë së saj.

Kur njohe thejshtësinë e saj në themel u binde se brënda saj

fshihet deti i pa anë, oqeani blu dhe uragani, i pa eksploruar më parë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT