Monday, March 9, 2026
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--MË JEP PAKËZ FRYMË-

Enertin Dheskali–MË JEP PAKËZ FRYMË-

-MË JEP PAKËZ FRYMË-

Më jep pakëz frymë!
Ti që peng mban shpirtin tim,
Të sakatosur e therur deri ne amshim,
Ti që mushkëritë e mia mbushe me vdekje,
Ti që me lotë zhgënjimi mbulove këtë zgjim.


Më jep pakëz frymë…
Se aget e shpresës, ngulur në vena,
Nuk mund ta mbajnë më në jetë,
Këtë zemër tê vrerosur që pulson dhimbje…
Ndaj, më jep pra pakëz frymë,
Të jetoj dhe ca ditë më shumë,
Sa të shoh edhe një herë,
Shkëlqimin në sytë e bukur të ëngjëjve të mi…


Nëse më ke dashur, qoftë edhe sa një grimcë,
Më jep pakëz frymë! Të mos vdes, tani…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT