Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritIbrahim Abedini-Se ç´mu zemërua mali

Ibrahim Abedini-Se ç´mu zemërua mali

Se ç´mu zemërua mali

I thash me zë, s´e dua borën
Kur je i bardhë s´ngjitem dot
Do zgjatem për të puthur dorën
Prit në pranverë, tani është kot…


Me që ti u mbulove me jorgan
Nuk ke kohë të ndezim as duhan
S´të shoh as të fshehtin jatagan
Përse të vi, kur ti nuk ke as divan…


Ndaj do vi në të bukurën pranverë
Se tani nuk ngjitet dot as edhe kali
Më mirë pritmë në të ngrohtën verë
Ah, sa rëndë që m´u zemërua mali!…


Të lutem, mos m´u zemëro, ore mal
E di, na ke mbrojtur kur kemi pas hall
Fortunë për armiqtë, ndaj kam mallë
Të jap fjalën, do vi të të puth në ballë…


Se, kur prushi ndër këmbë na digjte
Se, kur armiku të na zhduk na ndiqte
Kështjellë e vetme shpëtimi për ne mali ishte
Të them, do të vi ta ndezim si në pleqërishte

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT