Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritAlbana Methoxha-LODHJE ËNDËRRTHYER

Albana Methoxha-LODHJE ËNDËRRTHYER

LODHJE ËNDËRRTHYER

Tani më ti je lodhur,
ëndërrthyer,
ditët të pangjyrta po njësoj,
ca re të zymta ke në qiej,
mulliri i mendimeve rri në blojë.


Nuk e ruan më cepin e udhës,
prej kohësh harruar në tënden vetmi,
tinguj hapash buçasin në rrugë,
asnjë tingull s’mbërrin tek ti.


As zhurmën e detit më s’e dëgjon,
të shurdhëta klithmat e pulëbardhës,
harresës i dorëzove gjithçka,
t’i fshij si gjurmët që i the valës.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT