ASGJË NUK KAM T’I FAL
I tëkurrur nga ngricat
Po trupoj Prishtinës
Këpus shesheve të qytetit
Ndalem para vitrinave
Derë më derë, prag më prag
Ilaç për Shpirt kërkoj
Askush nuk ma vret vetminë
Ajo i ngjan gurit të ftohtë
Akullit që nuk shkrin
Ujit që nuk rrjedh
Nuk e di kah të nisem
Bregut të Dhembjes
A bregut të Shpresës
Tash
Asgjë nuk kam t’i fal
Pranverës që do të vijë.
