Turistja dhe vetmia!
E vetmuar more rrugën e turistes!
Vetmia nuk largohet me turizëm…..
Kur dashuron, takohesh me lumturinë.
Turizmi nuk t’a largon vetminë!
Kushdo që nuk e njeh mërzitinë,
I vjen koha mërzitia të dënon!
Kur nuk e njeh as lumturinë,
Kuptohet që aspak nuk po jeton.
Ah moj turiste, me flokë të gjata!
Ke vetveten, mos e quaj fatkeqsi.
Kur nuk e don as vetveten,
Kjo është e madhja tragjedi.
Kur ke një problem për të zgjidhur,
Dhe problemi është më i madh se dashuria….
Nuk dua të mallkoj turizmin!
Në djall të shkojë problemi dhe pasuria.
Do të doja të largoheshe nga ditët e trishta.
Ah kjo buzëqeshja e hidhur,në buzët e tua të thata!
Më kujton, se paaftësia të dashurosh,
Struket në natën e flokëve të gjata.