Sunday, April 26, 2026
BallinaVitrina e libritXhemile Aliu-EPITETI I DASHURISË

Xhemile Aliu-EPITETI I DASHURISË

Dashuria
një dritë e artë që s’njeh perëndim
një zjarr i heshtur që digjet pa u shuar
një krah i padukshëm
që shpirtin e ngre përtej tokës

Ajo lind me ne
në rrahjen e parë të zemrës
rritet në heshtje me frymën tonë
dhe bëhet vetë jeta

Në çdo hap na ndjek si hije drite
në çdo buzëqeshje lë gjurmën e saj
si medaljon i artë në kraharor
që shkëlqen pa kërkuar lavdi

E ndjej thellë në palcë të shpirtit
si një këngë që s’ka fund
si një lutje e butë
që ngjitet drejt qiellit

Është etja për të dashur
për të dhënë, për të ndjerë
për të lidhur zemra në një fije të padukshme
që vetëm shpirti e njeh

Është streha ku dhimbja pushon
dora ku loti shndërrohet në buzëqeshje
zëri i ngrohtë që të thërret
kur bota bëhet e ftohtë

Dashuria
një domosdoshmëri e qenies
një thirrje e lashtë e gjakut
që na mban pranë njëri tjetrit
në këtë udhëtim të shkurtër

Sepse njeriu lind për të qenë mes njerëzve
për të ndjerë, për të shpërthyer në emocione
për të jetuar deri në skaj
çdo rrahje të zemrës së tij

Dhe në fund
kur gjithçka shuhet në heshtje
mbetet vetëm ajo, dashuria
medaljoni i artë në shpirtin njerëzor

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT