Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-Fjalët që dhëmbin

Mimoza Maria Ajdhoni-Fjalët që dhëmbin

Fjalët që dhëmbin

Dimri erdhi vonë, ashtu i i penduar,
në klasën e stinëve mos mirte mungesë,
ca flokë dëbore rrallë aty- këtu,
për t’i hapur dyert sikur të bën ftesë.


Dhe unë rri mendohem pas xhamit të avullt,
në këtë ftohtësi, çfarë më tremb më shumë,
era e xhindosur që merr çfarë gjen para,
apo fjalët e hidhura, që më lënë pa gjumë?!


Do këmbënguli dimri me armët e tij,
mëndje do t’ju shesi stinëve të tjera,
po harron ai, se vellon e bardhë,
do të vijë një ditë, që ta shkrijë pranvera

.
Ai kot po mburret, kapardiset thjesht,
e ka bërë traditë, si dhe herët e tjera,
disa fjalë që dhëmbin, zemrën e coptojnë,
nuk i lan dot shiu, as nuk i merr era.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT