Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-NDOSHTA NUK KAM VËND

Teuta Beqari Osmani-NDOSHTA NUK KAM VËND

Ndoshta nuk kam vënd të vij tek ju
Ndoshta tani është vonë, a se di
Jam e larguar prej vitesh, në mërgim
Dhe pse u ktheva për pak ,nuk gjeta rrugë!


Ju më larguat edhe hijen që kisha lënë dikur
Ju më mohuat të drejtën për të qënë me ju
Ju më përzurët ,pa nam e nishan
Ju më flakëritët, me të mirat pas!


Ju më harruat se kisha edhe unë një vënd
Në prehër të nënës ,askush s’më tërheq
Ju menduat se unë isha aq larg
Por ja tek isha ,e ja tek jam….!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT