Friday, June 27, 2025
BallinaLajmeParashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Një front i dobët i ftohtë ajror nga veriu sot pritet të përfshijë Republikën e Kosovës, por fronti nuk do të sjellë reshje të mëdha.

Me ardhjen e frontit të dobët do të kemi fuqizim të sërishëm të erërave veriore dhe verilindore. Priten edhe vranësira të cilat lokalisht do të kushtëzojnë reshje bore e në disa zona të ulëta riga të dobëta shiu. Reshjet do të jenë të pakta dhe vetëm në disa rajone, ngase fronti nuk do të jetë aq i pasur me lagështi.

Reshje kalimtare bore priten në zonat kodrinore-malore, por fjolla bore mund të ketë edhe në disa zona tjera.

Në përgjithësi ky front do të jetë shumë i varfër me reshje atmosferike, ndërsa pas frontit do të pasojë ardhja e anticiklonit të fuqishëm i cili nga e hëna stabilizon motin plotësisht.

Ky front nuk do të sjellë reshje në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, me ndonjë përjashtim ku mund të ketë reshje të dobëta kalimtare në disa vise.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT