“I dashur ditar”
Kur në dore të mora, e vogel une isha
Të shkruaja mbi flete ,deshire t’madhe kisha
Si gjene më të shenjtë doja t’ruaja ty
Të vertetat e mia t’i thosha në sy.
Besova tek ty ,cdo ndjenjë që me lindte
Mbi fletët e tua , gjumi shpesh më zinte
Të zezën mbi t’bardhë,nuk e kisha frikë
Gjithmonë ishe i hapur ,kurre s’me thoje ik.
Gezimin, trishtimin në heshtje pranoje
Kur mbaronte fleta në tjetrën më coje,
S’te genjeja kurre, të thosha t’verteten
Sekret ty të mbaja , t’besoja gjithë jeten.
Ti nuk merziteshe ,një dite po t’harroja
Diten tjeter shpejt vendin e plotesoja.
Sa lot e sa dhimbje,mbi flete ke duruar
Germat e lagura duheshin zevendesuar.
Poshtë jastekut tim të ruaja unë ty
Pa të pershendetur s’vija gjumë në sy
Ne mengjes kur ngrihesha,me shprese te lija
Kur të vinte darka lajme të mira t’sillja.
Sa shumë dashuri ty ti besova
Buzeqeshje t’dhuruara dot nuk t’i shkrova
Sa ndjenja në shpirt ,puthje e gezim
Me fjalë ty ta thashë,dhe cdo perqafim.
Si nuk u lodhe, të me thuash ndal
Kur të zhgaravisja, dhe s’te të thashë më fal
Tek ty gjeja veten,ti ishe besimi
E cilter me ty , vete dilte rrefimi.
Kur të lexoj sot,nuk di c’te mendoj
Sa shpejt erdhi dita,kaq shumë të vlerësoj
Gjeja më e cmuar e besimit tim
Me rikthen ti kohen, më kujton rininë.
Ah more ditar, ku të gjej si ty
Një njeri të beses,t’a shikoj në sy
Dyshim mos të kem , jeten t’i tregoj
Boten time t’brendshme,si ty ,dikujt t’i besoj.
I dashur ditar,e di sa të dua?
E di pse të dua shumë?
Sepse dje Unë të rrefehesha,
ndersa sot ,Rrefehesh ti tek unë.
