Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--TË PËRQAFOJ PËR SHËN VALENTIN-

Enertin Dheskali–TË PËRQAFOJ PËR SHËN VALENTIN-

-TË PËRQAFOJ PËR SHËN VALENTIN-

Është bukur të endesh me ty nëpër ëndrra,
Është dhimbje ta kesh kaq larg dashurinë,
E unë sërish e gjej forcën, e klith “të dua”,
Dhe të përqafoj nga larg për Shën Valentin.


Ti po deshe bëj si e habitur,
E në daç bëj sikur më ke harruar,
Por mba mend, unë jam duke të pritur,
Me frymë dhe këngë, pres për të uruar.


E në mos ndjenja ende s’ta ka prekur,
Zemrën e ngurtë, nëse e ke ende kallkan,
Kam unë zjarr në shpirt, dhe yjet për ti ndezur,
Ndaj të thërras nga qiejt, e të kërkoj pranë.


Nëse ende nuk e di si rreh zemra e plagosur,
Eja e dëgjoje, mbështetu në kraharorin tim,
Ta kuptosh që edhe vdekja e ka frikë dashurinë,
Ndaj këndoi jetës e dashur, për Shën Valentin…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT