Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritBule Biku-KUR PYETJE I BËRA NDËRGJEGJES

Bule Biku-KUR PYETJE I BËRA NDËRGJEGJES

KUR PYETJE I BËRA NDËRGJEGJES

pesha e lodhjes , në hijen time qëndron
Çdo vit që kalon, duket sikur atë e zvoglon
Dikur , më ndiqte ajo mua çdo hap
Tani , disa herë nuk më rrinë as pranë
Është e lodhur , se shpesh në vetvete kam dyshuar
Nuk i kam dhënë asaj ,rëndësinë e duhur
Dhe nga njëherë, mbrapa Jam kthyer


Pesha e vetmisë ,në hijen time ndalon
Me një zë të largët më qorton
Të mos anashkaloj veten
E Në rrugë të komplikuara , të mos sfidoj jetën
Mos udhëto në padrejtësi
Se dhe nga hija jote do të kesh frikë
Se dhe ajo të tradhëton , e besnike nuk të qëndron


Pesha e lodhjes në hijen time fshihet
Pyetjen ja drejtoj ndërgjegjes
Se ajo , me këtë gjëndje shpirtërore
Ka të bëjë?
Po, po më thotë, po
Sikur ndërgjegje ti të mos kishe
Kaq problem për ty nuk do të ishte
Nuk do të pyesje as përse
Ke pasur , o se ke hije sot


E aq më pak
Nuk do të ishe as e interesuar
Në se do ta kesh hije nesër
Hija qëndron në mëndjen
Pra dije që veç ndërgjegjja që ke
E bën diferencën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT