Gezuar ditën dhe dritën.
Gëzuar natën, gjumin dhe shëndetin.
Kur jap kushtrimin, zgjohuni,
Dhe largohuni nga vogëlsirat:
—- Dua të shpjegoj realitetin.
Kjo është diçka që dihet:
Nuk krahasohet këneta me detin.
Si studius si jam,
kam ndjekur Big Brother!
Mjerisht dhe konkretisht, kam konstatuar se djalli,
Është futur edhe tek shqiptari.
Unë jam askushi,
Gjithashtu, jam dhe dikushi…..
Që të prodhojmë rakinë
Duhet të piqet rrushi….
Big Brother, “raki” prodhuar me sheqer.
T’a pi atë lloj “rakie”
Malli nuk më merr
Një dehje e krahasuar me tmerr……..
Për të tërhequr vëmendjen nga hallet e shumta,
Ngrejmë dolli me “rakinë Big Brother”……..
Fallco janë çastet dhe ditët e lumtura!
I vjen momenti dhe më kupton…..
E di mirë se sot të intereson,
Të dishë çfar thojnë njerëzit e tjerë.
Të humbasësh hyjnorën dhe çdo vlerë
Ngadalë, ngadalë, pa e
kuptuar,
rrëzohesh në humnerë!
