Oh pse qielli është gatuar aq larg,
Oh, sa larg toka u ul, po pse?
Nuk arrij dot as yllin më të afërt,
Atë që varet diku mbi det.
Nuk do t’më interesonte të arrija hënën,
Një raund monoton i ndryshimit;
Edhe pse ajo përsërit akoma melodinë e saj
Tutje përtej diapazonit.
Unë kurrë s’e shikoj zjarrin shpërndarës
Të yjeve, a trenit të largët – zvarritës të diellit,
Por e gjithë zemra ime është një dëshirë,
Dhe e gjitha krenare falë qiellit:
Sepse me breza mishi jam gërshetuar,
Gëzimi, bukuria, shtrihen përtej qëllimit tim;
E tendos zemrën time, e shtrij duart,
Dhe kap shpresën në fluturim.
