Maja të stuhishme,
brigje të furishme
pllaja mirëlëmuar
me barë praruar.
Të egra,të bukura,
thjeshtësi magjike,
natyrë e kuruar,
me pamje estetike.
Të larta,të gjera,
maja,brigje,pllaja,
nuk ngopem së pari,
nga fundi,nga maja.
Rishtas,papushim,
krijoj,vargëzoj,
më mbushni me frymëzim,
çdo herë që udhëtoj.
Ndjellëse, e paçmuar,
natyra e vendit tim,
thjesht e pakrahasueshme,
me tjetër s’ka ngjasim.
