Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Kapa gjarprin!Vazhdimi…

Teuta Beqari Osmani-Kapa gjarprin!Vazhdimi…

Dhe si pasojë e disfatave të gjarprit, lindin disa veti të tilla, ashtu siç ndërron lëkurën, ndërron edhe mendimet .

Paçka se nuk i njihen as zakonet e as lajkat, as ndjenjat. Gjithsesi, është e ftohtë në trup, në fjalë e në vepra.

Vapra?!

Po ku ka vepra gjarpri?

Gjarpri, gjarpër mbetet.

Në çdo kohë e stinë ndërron lëkurë. E pastaj, sa të kapi me gjuhën e saj si thumb ndonjë ushqim prej gjaku, tek mbështjell e zgjatet, mblidhet e tkurret, si një brum pa kocka, pa shpirt, pa gjymtyrë, pa këmbët të dala, pa duar të nxjerra.

Vetëm si një hije litari duket, e ndonjëherë gjithkush mund ta shkeli me këmbë pasi i duket si degë e këputur, si litar i hedhur, si shkop, a si mbeturinë lecke.

Dhe sa ta shkelësh, bëhet aq e gjallë, sa të bickon e të mpinë prej thumbit të saj dysh!

Por, a ka traditë gjarpri?

Po histori, po vënd denigrimi?

Po jetë me vakte ?

Po botë?

…, a shikon gjarpri se ditë se natë?!

Se ftohtë, se nxehtë?!

Se shi, e dëborë?

A do t’ja dijë ajo?!

Gjarpri thjesht lakmon rërën e nxehtë në shkretëtira rrënjët e pemëve dhe themeket e shtëpive.

Dikur kam dëgjuar se në një shtëpi pilleshin gjarprinj, pasi i zoti i shtëpisë, pasi kish hedhur themelet, kish bërë kurban një kokë gjarpri.

Por, si qe e mundur që gjarpërinjtë në atë shtëpi po shtoheshin dita ditës?!

E pastaj, pastaj…!

Themi se gjarpërinjtë s’kanë besë e as ndjenjë.

Por, ja që janë besnikër me sojim e vet gjarpërinjve.

Ato nuk zhduken kurrë.

E ti vrasësh, e ti presësh e ti groposësh.

Lëkura e gjarprit gjendet kudo.

Dhe gjurmët .

Por…

Por, si ka mundësi që pjellin e në “metaforën” e krijimtarisë së tyre?

Pa u ndërzyer, pa kontakt, pa ndjenja, pa bashkëlidhje me të ngjashmen e gjinisë së kundlërt?

E pra, gjarpri gjëmdet kudo, e në gjuhën e njeriut, e në barkun e njeriut, e në vepra , e në dyshek, e në letlërsi ku mundohen ditë natë të zhdukin ëngjëjt, e i kthejnë në djall, teksa djalli është zoti i gjarpërinjve.

E ndërsa, e ndërsa i shohim para syve, e pas shpine, e anash, e tërthor, kudo gjëndet njeriu i ndershëm, e kemi pas hapave tanë, por edhe poshtë ndenjëses së karrikes ku ulemi, e poshtë dyshekut ku flejmë me ëngjëjt.

E pra, kush më thotë se nuk e njeh gjarprin?!

Vazhdon…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT