Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritDed Nikoll Luca-Vjehrra me dy nuset.

Ded Nikoll Luca-Vjehrra me dy nuset.

Vjehrra me dy nuset.

Kjo e gjata me rruaza në qafë,
Është gruaja ime Florinda.
Rruazat ishin të thjeshta,
nuk ishin të florinjta.


Të thjeshtë e kishte vjehrrën
dhe të thjeshtë të shoqin Dedën.
Thjeshtësia e bën të lumtur jetën


Bukuroshja Flora me sy ngjyrë ulliri
Kishte vjehrrën Mare, me zemrën prej floriri.
Kjo tjetra me flokët e gjata
Është nusja e vëlla Rrokut,


Natalina është kunata.
Me Rrokun kalonte shum mirë
Kudo shkonin bashkë, në kohën e lirë.


Flora guzhinjere,Natalina rrobaqepse,
Vjehrren gojë mjaltë,
e kishin për vete.


Nena ime Mara,
shitse buke në Milot
Besonte në Krisht, besonte në Zot

.
I donte nuset e djemve
Si vajzat e veta.
Sapo u martua Ladi, erdhi nusja e tretë.
I fola nënës time,ashtu qetë– qetë.

Dalina është mesuese, nuk merr emigrimin
Edhe Ludoviku Polic në Shënkollë
Rrin me nanen Mare dhe babën Nikollë.

Unë në Itali, dhe Rroku në Greqi.
Prindërit me djalin e tretë,
jetonin së bashku në Shqipëri.


Rroku familjarisht iku në Greqi
Edhe unë familjarisht shkova në Itali.
Kur vëllezërit kanë harmoni,
E ndihmojnë njëri tjetrin edhe në ekonomi.


Nëna dhe vëllau Rrok, na u ndanë nga jeta.
Jane fotografitë, vidiot me kujtime.
Rroj edhe për ju, ju kam në zemrën time.
Sot dy kunatat janë, bërë gjyshe.


Flasin me telefon, Natalina me Florën.
Kur bëhesh gjyshe, takohesh me fitoren.
Takohesh me gëzimin dhe lumturinë.
Mjalti i mjaltit ëmbëlson shtëpinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT