Vëlla Rroku dhe puna.
Gjithmonë u krenova
me ty,
O i paharruari, vëllau im Rrok.
Me ty me pastërtinë e shpirtit,
nga parajsa
po bisedoj sot.
Punoje nga e hëna, tek e shtuna!
Mund të them se asnjëherë,
nuk të lodhi puna.
Që të bëhesh anëtar
i partisë së punës,
Aspak nuk të pëlqente…
..
Shpirti yt i pastër
kuptonte,
Se partia e punës gënjente.
Fshatari zgjohej shumë herët.
Pa zbardhur e bardha dritë.
Punonte me orë të zgjatura,
për dy bukë misri, një kile krypë!
Një pyetje që ja bëje vehtes,
me zë të mekur, plot frikë!
Me çfar mund të rriteshin fëmijtë?
Rroku, vetëm mua më besonte.
Me mua komunizmin e mallkonte.
Sa zbardhte mëngjesi,
Gjersa vinte nata.
A ka diskriminim më të madh?
Vetëm fëmijtë e komunistave,
kishin të drejtë
për studime të larta.
Të tjerët nuk e shihnin universitetin.
Me utopitë e veta komunizmi,
Me kova donte të “shterronte detin”….
Ne ishim djemtë, e komunistit Nikollë.
Që punonte në helmet e superfosfatit.
E ndienim veten, më me fat,
si banor të pallatit.
Ne jetonim në qytet
dhe ecnim bulevardit
Fshatarët ecnin në rrugët me baltë.
Poetët komunistë thurnin vargje:
Kjo balta, është më e ëmbël se mjalta!
Rroga e Rrokut, rroga e qytetarit
10 fish me e madhe se e fshatarit.
E njëjta rrogë e kuadrave në fshat!
Vetëm fshatari nuk kishte fat …..
Faji nuk i vihej komunizmit,
I vihej bllokadës së kapitalizmit…..
