Disa nga thëniet e mia!
Gjithçka lind nga një fjalë e domosdoshme, nga një fjalë boshe, gjithçka vdes.
Megjithëse Diell, në dimër, akulli ngrin.
E lejova veten të më marri era, ajo më përplasi tek shkëmbinjtë.
Kur s’ke krahë, mos fluturo…!
Gjumi pa ëndrra, është si të jetosh pa ndjenja.
Ofendohu vetëm nga një i mënçur.
Më ka ndodhur të njoh njerëz me dy fytyra, por unë s’i besova asnjërës.
Njihet që kemi një fytyrë, por hijet bëhen shumë.
Një robi kur i del boja, nuk e njeh as fisi e as bota.
Shprehja e gojës, është vargu i shpirtit.
Që të ecësh përpara, në radhë të parë bëj menjanë armiqtë, dhe pastaj shiko drejtë.
Më ka ndodhur që prej sinqeritetit kam “humbur”.
Kur gjithë fisi është kundra me ty , atëherë mendohu të gjesh shoqërinë.
Në e do jetën, duroja dhe dhimbjet.
Them se, kur me kanë zilinë, më shumë kam mbarësi.
Pse?!
Vetëm për një arsye, sepse i jam besuar Zotit.
Në do të shikosh se ç’bëjnë të tjerët, atëherë ke harruar veten.
Mos u bëj i/e famshme, pa njohur veten.
Bëj hap pasi ke hedhur këmbën në baza të shëndosha.
Kush ja pret frymën poetit, e lë pa jetë.
Qendro i pa përkulur gjatë përleshjeve deri sa armiku të heq dorë vetë.
Është e vërtetë që jeta na jep formën si të ish një plastelinë, ku me idetë tona i japim nje qëllim, një model, apo një arsye.
E rëndësishme është çharë të flasësh, por edhe nga kush dëgjohesh.
Në thellësi të çdo fjale [edhe që nuk thuhet] ,ka një përmbajtje, ku vetëm ndjenja mund t’i përgjigjet.
Mallin do ta krahasoja me një orë që e pëlqen, që dikur e ke pasur në dorë dhe që e kishe lënë për arsye fare të thjeshta.
Çfarë na bën të mbetemi Shqiptarë….?
– “të dyshojmë e të mos mirëkuptohemi”.
