I DËSHPRUARI
Llamba të neonit rrugën ndriçonin
Me hapa të rëndë ecte një kalimtar
Këmbët ngadalë zvarrë i tërhiqte
Derisa nga ballkoni e shikoja pa ndalë.
Ecte dhjetra metra rrugës e këthehej sërish
Fliste diçka më vete e fjala si kuptohej dot
Herë ndalej skaj rruge si për të pushuar
E herë me një dorë nga fytryra fshinte një lot.
M’u dhimbs ky njeri e zbrita ta ngushëlloja pak
Çke or mik- e pyeta, çfarë shpirtin ta mundon?
Nxori një ofshamë të madhe e ngadalë më tha
Ohhh, një plagë e madhe në zemër më rëndon!
Të ndihmoj pak or mik nëse dhimbjen mund ta zbus
Ma thuaj lirisht hallin që e ke
Nuk ke bukë për të ngrënë, a rroba për të veshë
A ndoshta ke ra në hall me ndonjë mikeshë?
-Dhimbjen time kush s’mund ta shëron
Kalova këtë jetë e rrita gjashtë fëmijë
Jo vetëm shtëpinë, por dhe zemrën e kam bosh
Kështu shetitem rrugës të heq këtë mërzi.
Këtë dhimbjen ne të gjithë në shpirt e kemi
Erdhi kohë e rëndë, mbetëm të vetmuar
Ikën fëmijtë tanë për një jetë më të mirë
E koha e lumturisë për ne ka perënduar!
