Soneti i ditës sime
Çdo ditë i them Botës Mirmëngjes,
kur qielli qan e qesh, pa dallim,
jeta ma kthen ëmbël : të përshëndes,
më grishin rrugët e qytetit tim.
Në prag lë merakun nga grindjet lodhur,
agut trishtimi mund dhe solli lotë,
ëndrrat na trembin, kushedi ç’ka ndodhur,
qytetit nis gënjehem te kjo botë.
Vë re që shtrembër më shikon dikush,
s’e besoj, shtyhem tej në trotuar,
zë qortoj veten : ç’dreqin ke plakush.
Asnjë nuk njoh, askush s’më përshëndet,
dhe i mërzitur nis e psherëti…
Kthehem nga erdha, pragu po më pret.
