QYTETI I BEKUAR I RINISË
(Kushtuar Prishtinës)
Nuk di nga të ia filloj vargut
Nga se të adhuroj shumë
Mendimet më janë fshehur
Por një gjë e di:
Ti je Qyteti që dhuron ura miqësie
Ti Kështjellë e dijes – dritare e jetës,
Margaritar,
Me Ty, drejtë kërkimit të shtigjeve të dritës.
Dhuron frymëzimimin.
Miliona dëshirash të ndrydhura i ruaj për TY
Tek Ti lindin gjërat më të bukura që i dua,
Edhe në terrin e natës, shëndrijtë,
Ti Bardhësi engjëllore,
Kënga për Ty të merr hov bashkë me rritën e fëmijëve
Që presin të të vijnë tek Ti,
Ti prekin Gurët e Historisë, skalitur n`Lapidar
Emrin të ta shkruajnë me ngjyrë Dielli.
