.” Ahh…sikur të kthehem edhe njëherë në moshën e fëmijërisë të jem e pafajshme deri në thellësi të shpirtit tim…!!!”
….Po kthehesha për në shtepi. Rrugës në kthim tek “Myslym Shyri”, u ndesha ballë për ballë me shoqen time të fëmijërisë.
E njoha menjëherë pavarësisht ndryshimit të moshës dhe thinjave të argjënda të saj.
U përqafuam me mall dhe duke parë për rreth e ftova në lokalin më të afërt, aty buzë rrugës.
Shikonim njeri tjetrin dhe te dy ne mendimet te tona parakaloi ajo kohe e “arte”
Befas ajo shkundi trupin, me pa ne sy dhe ligjeroi me ate zerin ashtu si atehere, qe ciceronte:
-E di Pirro, kam qejf te kthehem ne ato kohra, e mban mend kur ishim as dhjete vjec. Te kem po ate pergjegjesi, qe kishim ne ate moshe.
Sa kam mall te luaj me kuklla, si atehere me ato kuklla me lecka, por qe i vishnim me fustanet, qe me pergatiste motra me e madhe.
Dua si atehere te luaj me lojen me shtepira, si dikur dhe sa te qeshur qe ishim.
Ahh, femijeria jone e paperseritshme.
E mbane mend si loznim edhe duke u fshehur ne kopshtin e Shkolles “Koto Hoxhi”, si shtriheshim poshte qershive dhe te dy shikonim yjet, qe ndriconin naten, atyre neteve pranverore dhe ne zagushine e veres tipike gjirokastrite.
Po “karamelet sa na pelqenin, kurse sot cfare i duam parate nuk hahen, ato karamelet sa na shijonin, biles te fundit e ndanim te dy pergjysem, te ruaja kafshaten e fundit. Ti e lepije dhe pastaj e “kullufitje” ne gojen tende te madhe .
Sa e lehte ishte ajo jete. Pak dinim nga jeta, dija qe isha e lumtur si une dhe femijet e tjere ne varferine tone prinderore, por me bote te pasur shpirterore..
Sa reale ishte bota atehere jo si sot, sa te sinqerte ishim dhe te gjithe ishim te mire, kurse sot… Me mire te mos kthehemi ne kete jete reale.
Le te “londrojme” ne ato vite.
Sa i pelqenim dhe admironim ato gjerat e vogla, por benim jete normale.
E mban mend, qe kishim besim ne fuqine e buzeqeshjeve tona feminore, ato perqafimet tona, kur kendonim kenget te gjithe bashke aty ne oborrin e “Koto Hoxhit”
Ehh, sa endrrra feminore kishim, ato imagjinatat tona te pafajshme, humanizmi yne.
Ahh, po, me kujtohet sa here binte bore, ne femijet turreshim ne oborrin e “KotoHoxhit” dhe formonim ate njeriun prej bore .
Une po e shikoja i permalluar shoqen time, para meje ishte rishfaqur ajo e vogla, “gernjarja ” e dikurshme, por teper e bukur me ata sy te shkruar, qe i xixellonin si drita e xixellonjave te majit tone te dikurshem….
Befas, shoqja ime e nderpreu udhetimin nder vite dhe tha:
-Me ndje Pirro me rrembeu femijeria jone…..
U perqafuam fort si atehere te dy duart ne qafe te njeri tjetrit.
E percolla shoqen e femijerise se larget, por te bukur.
…..U ktheva në rrugën e pallatit tim.
Në lokal buçiste muzika “tallava”, klientët në tavolinat jashtë bërtisnin dhe copëza biseda të kota shpërndanin në eter……
