Saturday, December 6, 2025
BallinaSportYlli argjentinas, Leo Messi vazhdon të lidhet me një kalim në Arabinë...

Ylli argjentinas, Leo Messi vazhdon të lidhet me një kalim në Arabinë Saudite.

Sipas raportimit të ‘The Sun’, Messi është lidhur për një marrëveshje prej 194 milionë funtesh në vit për t’u transferuar në Arabinë Saudite – nëse ai nuk është në gjendje të bie dakord për një kontratë të re me Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net.

Babai i Messit, Jorge, mbërriti në Arabinë Saudite të martën pasi yllit të PSG-së iu ofrua një propozim për transferim që do ta vendoste atë në të njëjtën grup pagash si Cristiano Ronaldo – me rivalët e Al Nassr, Al Hilal, si destinacionin më të mundshëm.

Argjentinasi do të bëhet lojtar i lirë këtë verë dhe gjithashtu është lidhur me një rikthim në Barcelonë dhe një kalim te klubi i MLS i David Beckham, Inter Miami

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT