NUK BËJ MË ÇUDI
Sot
Nje fytyrë ëngjëll me foto
Mashtron me mijra klikime
Po sot një shpirt ëngjëll
Nuk vlen as dy lek
Sot
Grisim me sy
Vetëm trishtime
Sot
Shesim moral e nder
pa teklif e nuk bëjmë
Hiç dert për qamet
Sot
Disa vuajnë
pë bukën e gojës
A ti japin gji fëmijës
Sot
Disa vuajnë për status
Ofiq a pushtet
Disa nuk kanë motiv
Se si të nisin ditën
Shqyejnë moralin
Si basmë të vjetër
Po prapë disa të tjerë
Sot
Ka ardhur një kohë
Që nuk bëjmë
Më çudi
Nëse ka shumë horra
Apo batakçi
Nuk po dimë më
Kur vlenë një njeri
Sot
Femrat ngado
Mbajnë erë silikon
Vetëm pë fasadë
Se dukjet po nduken
Veç për paradë
Burrat s’kanë më kohë
Se kohët i’u tkurrën udhësh
E jo për të tyret gra
Sot
Nëse gdhihesh i varfër
E nesër zengjin
Mund të bëhesh gjithkush
Se paratë hyjnë gjithkund
Si telefoni kur të mbyllet
I vendos kodin pin
Ehhhh ditët e sotme
Mbetën veç pa u vënë brirë
Ti kapim ndër duar
E ti ngulim diku
Sot smbeti smok
A drogë mbi tokë
Pa u pirë
Të mjerët
Ç’nuk po pijnë të shkretët
U dëndën paq
Seç po bëhen dru
Sot
Njerëz dru
Nesër gati për t’u prerë
Shkojnë e vijnë të gjorët
Tutje tëhu
Sot
S’ka pasqyrë ta shkoqisë
Gjithë këtë mister
Sot
Jo jooo
nuk bëj më çudi
Shpirtëngjëj
po ka më pak
Se djajlli u lind..