Askush s’mund ta kuptoj njeriun emigrant dhe shpirtin, vuajtjen , përjetimet, lodhjen, kohën e mundimshme, dhimbjet, mallin dhe përpjekjet që ka në përditësinë e jetës së një emigranti.
Të jesh emigrant do të thotë të shkëputesh rrënjësisht me trup nga vëndlindja e ta strehosh në një vënd tjetër ku nuk gjen gjuhën e nënës, përkrahjen , përqafimin, fjalët e ngrohta të saj,
Të largohesh nga njerëzit e tu të dashur, duke mos qënë në kontakt as për gjë, për të të dhënë kurajo, apo dhe një ndihmë.
Të jesh e migrant do të thotë të futesh nën dhe si minatorët me hemletë në kokë, e nëse ke frymën e optimizmit mund të dalësh nga ajo errësirë e të dalësh në dritë të shohësh jetën në sy , me dritën e Diellit.
Të jesh emigrant duhet të mbash mbi kurriz si një kafshë pune, samarin e vuajtjeve, të mungesës dhe mallit për vëndlindjen, duke punuar me mish e shpirt ndërdhëmbë për mbijetesën e kohës së mbetur.
Të jesh emigrant do të thotë të përjetosh përbuzjet, por dhe injorimet e çdo përplasjeje të një jete të huaj, të një gjuhe të huaj, e të vish në vijim derisa të mëkëmbesh e të thuash se u përshtatem të gjithave të panjohurave deri në përgjunje.
E pra të jesh emigrant është si të rilindësh njeriun brënda vetes , me çudirat që të përballë jeta, të shkumosh edhe pikën e fundit të djersës për të qënë i ndërgjegjshëm për arritjet e tua deri në fund të ekzistencës. Të vësh në povë, zgjuarsinë, dinjitetin, kulturën, njeriun brënda vetes,
Forcën që mban shpirti e trupi, durimi dhe mëndja.
Të jesh emigrant je më shumë se e huaj në një qiell tjetër, ku mëson të fluturosh në beteja të papara, e me ulje-ngritjet e rrugëtimit të jetës.
E t’i thuash vetes se jam vetvetja , e jo e atyre që japin kuvenda duke pirë kafe kafeniove, dhe duke bërë të paqënën të qënë në e (jo) të vërtetat.